Dita e dytë e zisë në Maqedoni pas aksidentit, pesë persona ende në gjendje kritike

Maqedonia

Dita e dytë e zisë në Maqedoni pas aksidentit, pesë persona ende në gjendje kritike

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 09:10
Borçe Popovski, Kolektif

Në vend sot është dita e ditë zie pas aksidentit që ndodhi pardje në autostradën Shkup-Tetovë ku ndërruan jetë 14 persona, ndërsa 37 u lënduan pasi në fshatin Llaskarcë autobusi i kompanisë “Durmo Turs” është llokurisur. Në gjendje kritike, sipas informatave të fundit, janë pesë veta nga personat e lënduar, prej të cilëve dy janë hospitalizuar në Spitalin “8 Shatori” dhe tre në Klinikat e Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Institucionet kompetente i kanë konfirmuar edhe viktimat, është kryer ekspertizë në vendngjarje, ndërsa autobusi është dërguar për ekspertizë. Siç informonte dje Prokuroria Publike, intensivisht po punohet për konfirmimin e të gjitha detajeve për shkaqet e aksidentit.

Autobusi i kompanisë “Durmo Turs” që u aksidentua, është marrë nga vendi i aksidentit dhe me urdhrin e prokurorit publik ndaj tij do të kryhet ekspertizë detajuese nga ana e Fakultetit të Makinerisë në Shkup. Deri tani dihet se autobusi është furnizuar në vitin 2001, ndërsa për herë të fundit është regjistruar në janar të vitit 2019. Gjetje eksperte dhe mendim duhet të dorëzojë edhe Byroja për ekspertiza gjyqësore.

Analizat e mostrave të gjakut dhe urinës së vozitësit kanë treguar se në momentin e aksidentit te ai nuk është regjistruar prani e alkoolit, barnave dhe substancave psihotrope. Do të konfirmohet se në momentin e aksidentit a ka shfrytëzuar telefon mobil.

“Durmo Turs” do ta dorëzojë dokumentacionin e plotë për lejet që i posedon për udhëtim publik, numri i udhëtarëve dhe biletat e shitura në autobus, si dhe të dhëna për orarin e punës së relacioneve që i ka kaluar shoferi.

Prokuroria paralajmëroi se do të sjellë vendim pas sigurimit të të gjitha dëshmive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat