Dedaj: Hetimi ndërkombëtar për Kumanovën heq paragjykimet - Bota Sot
Dedaj: Hetimi ndërkombëtar për Kumanovën heq paragjykimet

Maqedonia

Dedaj: Hetimi ndërkombëtar për Kumanovën heq paragjykimet

Nga: Z.M Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 17:01
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj gjatë intervistës

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj në një intervistë dhënë në Alsat ka theksuar një hetim i mundshëm ndërkombëtar për luftimet në lagjen e trimave në Kumanovë do ti hiqete të gjitha paragjykimet që egzistojnë nga të dyja palët.

“Ne i mbështesim vendimet e organeve të drejtësisë, nëse Prishtina dhe Shkupi, Institucionet e Kosovës dhe Institucionet e Maqedonisë binë dakord për një hetim ndërkombëtar do të ishte mirë sepse do t’i pastronte shumë hipoteka, paragjykime edhe ndoshta do të jepte një përgjigje drejt fatit të tyre edhe një përgjigje drejt drejtësisë. Megjithatë drejtësia është drejtësi, ligji është ligj dhe askush nuk mund të jetë mbi ligjin, ne i mbështesim Institucionet ligjore dhe mendoj se ato duhet të jenë të drejta dhe një hetim ndërkombëtar vetëm se e kishte pastruar dhe sqaruar disa gjëra”  -u shpreh Gjergj Dedaj, Ambasador i Kosovës në Maqedoni./Botasot/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...