Karakamisheva: Kush do ta ndalon Zaevin t'i mbush kutitë në zgjedhjet presidenciale?

Maqedonia

Karakamisheva: Kush do ta ndalon Zaevin t'i mbush kutitë në zgjedhjet presidenciale?

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 10:33
Profesoresha universitare, Tanja Karakamisheva

A po prognozon profesoresha e të drejtës kushtetuese, Tanja Karakamisheva një mossukses në zgjedhjet presidenciale për kandidaten e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovsla? Ajo në rrjetin social Twiter vërteton se LSDM do të tenton ti "vjedhë" zgjedhjet me mbushje të kutive.

"Zaev i ka duart e lira nga faktori ndërkombëtar të bënë çfarë dëshiron. Të gjithë shohim se gjithçka i kalon. Nuk respekton as Kushtetutë, askush për asgjë nuk e ka penguar. E pyes opozitën, KUSH DO TA NDALON ZAEVIN ti mbush kutitë në zgjedhjet presidenciale. KUSH? Mbikqyrësit tuaj? Anëtarët tuaj në organet zgjedhore? Edhe Zaev e ka mësuar leksionin nga referendumi. Nuk do ta përsëritë prap të fillon me mbushje të kutive në 17:00. Tani do ti mbush me kohë nga ora 7 deri 19:00. Dhe kush do të dëshmon se i ka mbushur kutitë?", ka shkruar profesoresha universitare, Tanja Karakamisheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat