Eksperti gjerman, Pribe: Sundimi i së drejtës duhet të jetë prioritet i partive

Maqedonia

Eksperti gjerman, Pribe: Sundimi i së drejtës duhet të jetë prioritet i partive

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 16:38
Eksperti gjerman, Rejnhard Pribe

Eksperti gjerman, Rejnhard Pribe sot në Shkup ka përsëritur qëndrimi e thënë edhe më parë, se sundimi i së drejtës dhe funksionimi i institucioneve duhet të jetë prioritet i partive politike.

“Procesi reformues është në interes të shtetit, dhe nuk duhet të shihet si diçka që do ta kënaq BE-në”, tha Pribe.

Paraprakisht, grupi i ekspertëve i udhëhequr nga ai, në vitin 2015-të kanë përgatitu raport për prioritetet reformuese të Maqedonisë së Veriut. Në lidhje me rekomandimet që dolën nga ai Raport, Pribe sot tha se ato janë vendimtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Rruga e anëtarësimit të Maqedonisë në BE, sipas Pribesë do të jetë më e vështirë se sa ajo e NATO-s.

Përndryshe, këto deklarata u thanë sot, në ngjarjen e organizuar nga Universiteti “Fon”, ku Rejnhard Pribesë iu nda çmimi “Honoris causa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat