Dhuna në kuvend, Llazarov: Personin përgjegjës, e kanë dëshmitar

Maqedonia

Dhuna në kuvend, Llazarov: Personin përgjegjës, e kanë dëshmitar

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 17:09
27 prilli

Ka vazhduar gjykimi për dhunën në kuvend me argumentet përmbyllëse të të pandehurve. Në fjalën e tij, Dushko Llazarov sqaroi se nuk ka pasur kompetencë për të  angazhuar policinë përpara parlamentit më 27 prill.

Llazarov tha se përgjegjës për veprimet e policisë ishte Zoran Stançevski, i cili është aktualisht dëshmitar në rastin dhe kjo mund të vërtetohet edhe në telegramin gjegjës, që përcakton zinxhirin komandues në këtë rast. 

"Është përgatitur një telegram nga i cili gjykata mund të përcaktojë se në dispozicion të Kuvendit ishin 192 policë. Përgjegjës për menaxhimin e këtyre  forcave në terren ishte Zoran Stançevski, jo unë. Telegrami u nënshkrua nga Ivica Vuçevski i Komandës së Argjendtë",- tha Lazarov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat