Shabani dhe Smilevski me apel: Të vetëdijesohemi për ruajtje të ambientit

Maqedonia

Shabani dhe Smilevski me apel: Të vetëdijesohemi për ruajtje të ambientit

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 17:10
Foto Ilustrim

Me këtë rast drejtori i “Higjienës komunale”, Abdylsamed Shabani, apeloi te qytetarët që të vetëdijesohen se ku i hedhen mbeturinat, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë për një ambient sa më të pastër.

“Në çdo komunë do të bëhet pastri dhe do të kemi edhe aksione të tjera. Vlerësimi im është se akoma duhet të punojmë të gjithë së bashku për ngritjen e vetëdijes tek qytetarët. Vetëdijen akoma e kemi të ulët, nuk dua të potencoj komuna, se ku më pak e ku më shumë. Megjithatë, duhet të gjithë të punojmë”,- deklaroi  drejtori i NP “Higjiena komunale”, Abdylsamed Shabani.

Me apel të njëjtë te qytetarët doli edhe kryetari i komunës së Butelit, Velimir Smilevski.

“Shpeshherë inspektoratet e komunës takojnë njerëz që hedhin mbeturina nga komuna tjera, prandaj i lus qytetarët nëse shohin raste të tilla, ta informojnë komunën, që banorët e kësaj komune të mund të jetojnë në ambient sa më të pastër”,- theksoi kryetari i komunës së Butelit, Velimir Smilevski.

Njëherit ftohen të gjitha shoqatat joqeveritare dhe shkollat, t’i bashkëngjiten aksionit për pastrimin e mbeturinave, që të kemi një ambient sa më të pastër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat