Gruevski nga arratia: Si doli nga fjala Ali Ahmeti në momentin e fundit

Maqedonia

Gruevski nga arratia: Si doli nga fjala Ali Ahmeti në momentin e fundit

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 12:11
Gruevski dhe Ali Ahmet

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski në një intervistë për televizionin serb TV Pink, ka folur edhe për partnerin e koalicionit BDI dhe Ali Ahmetin. Ai ka dhënë detaje se si ishin zhvilluar bisedimet me partinë shqiptare dhe se çfarë kishte ndodhur.

“Kur filluam bisedimet me BDI për Qeverinë e re pas zgjedhjeve të 2016, ai më tha se ka dy opsione. Ose të bëj koalicion me VMRO-DPMNE, ose të shkohet në zgjedhje të reja. Këtë e tha në praninë e së paku tre njerëzve të tjerë. Me këtë bëri me dije se nuk ka asnjë qëllim që të bëj koalicion me të tjerët.

Dhe mendoj se atëherë fliste shumë sinqerisht. Për shkak se ai kishte sjellë tezën fituesi me fituesin. Por në momentin e fundit, në ditën e fundit kur ishim marrë vesh për ndarjen e ministrive, ndodhi e kundërta”, theksoi Gruevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat