Donald Trump i dërgon letër Zoran Zaev: Të gëzuar që do t’ju presim si aleati i 30-të i NATO-s - Bota Sot
Donald Trump i dërgon letër Zoran Zaev: Të gëzuar që do t’ju presim si aleati i 30-të i NATO-s

Maqedonia

Donald Trump i dërgon letër Zoran Zaev: Të gëzuar që do t’ju presim si aleati i 30-të i NATO-s

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 10:23
Donald Trump i dërgon letër Zoran Zaev

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka dërguar letër kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev.

Trump përmes saj ka uruar për lidershipin dhe përkushtimin në zbatimit të marrëveshjes së Prespës.

”Në emër të popullit amerikan, ju uroj për ratifikimin dhe zbatimin e marrëveshjes së Prespës. Kjo është arritja më historike në Ballkan që nga marrëveshja e Dejtonit dhe dëshmon për udhëheqjen tuaj të guximshme.

Nëpërmjet përpjekjeve tuaja me kryeministrin Tsipras, siguruat të ardhme më stabile dhe më të begatë, dhe jo vetëm për dy vendet tuaja, por edhe për gjithë rajonin.Vendi juaj tani do ta marrë vendin që i përket në aleancën euroatlantike si Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ne gëzohemi që mund t’ju presim si aleati ynë i 30-të në Aleancën veriatlantike dhe të vazhdojmë me punën tonë të përbashkët për të siguruar paqe dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Trump në letrën dërguar Zaev-it

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...