Kacarska: Askush smë ka bërë presion, ndoshta për shkak të karakterit tim

Maqedonia

Kacarska: Askush smë ka bërë presion, ndoshta për shkak të karakterit tim

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 11:33
Gjykatësja, Dobrilla Kacarska

Gjykatësja, Dobrilla Kacarska, që njëherit është edhe gjyqtare për lëndën e 27 prillit, pas marrjes në pyetje të të akuzuarve Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, tha se në këtë fazë të gjykimit procedura nuk mund të zgjerohet për të akuzuarit e ri, por do të fillojë procedurë e re.

Lidhur me gjykimin për tanimë të akuzuarit, që është në përfundim, Kacarska tha se sot fjalë përfundimtare duhet të japin edhe katër të akuzuar. Pas një jave, ajo pret që ta shpalosë vendimin mbi lëndën në fjalë. 

Në pyetje të gazetarëve se a ka pasur presione për këtë lëndë, Kacarska deklaroi se asnjëherë një gjë e tillë nuk ka ndodhur, as për këtë lëndë as për ndonjë lëndë tjetër që e udhëheqë. 

"Jo vetëm për këtë lëndë, për asnjë lëndë tjetër asnjë dhe asnjëherë nuk më kanë bërë presion, ndoshta pse e dinë karakterin tim dhe mënyrën e punës.  Asnjëri, as nga kjo garniturë politike, as nga e kaluara, asnjëherë nuk më kanë bërë presion. Më besoni, askush as që ka tentuar të vjen deri te unë, këtë e vërtetoj para gjithë opinionit maqedonas", tha Kacarska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat