Ministria e Kulturës: Do të ndërrohet mënyra e financimit të projekteve

Maqedonia

Ministria e Kulturës: Do të ndërrohet mënyra e financimit të projekteve

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 11:34
Ministria e Kulturës

Deri në sjelljen e ligjit të ri për realizim të interesit publik në kulturë menjëherë të veprohet ndaj ndryshimit dhe plotësimit të ligjit të përhershëm për kulturë në pjesën e dispozitave me të cilat rregullohet financimi i kulturës.

Kjo ishtë dakorduar në takimin e djeshëm të ministrit Asaf Ademi me përfaqësuesit e Iniciativës “Kultura është faqja kryesore e çdo shoqërie”, të cilët në konferencën për shtyp pardje reaguan për rezultatet e Programit vjetor për vitin 2019.

Në grupin e punës për ndryshime dhe plotësime të ligjit të përhershëm për kulturë do të përfshihet edhe një anëtar i iniciativës , kumtoi Ministria e Kulturës, duke potencuar se ministri Ademi në tërësi pajtohet me indikacionet e opinionit kulturor për mangësitë në mënyrën e financimit dhe vlerësimit të konkurseve vjetore dhe e mbështet iniciativën për intervenim në ligjin e tanishëm, në ndër periudhën deri në miratimin e ligjit të ri në kulturë.

Ministria në kumtesë citon se në mënyrë aktive do të marrë pjesë në debatet publike të cilat iniciativa “Kultura është faqja kryesore e çdo shoqërie” do t’i organizojë që të bisedohet dhe të konfirmohet modeli i sistemimit të buxhetit në kulturë sipas veprimtarisë.

Në debatet publike do të shqyrtohen dhe do të vendosen kritere për pjesëmarrje dhe vlerësim të konkurseve vjetore për projektet nga interesi kombëtar në kulturë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat