Ademi: Nxënësit dhe arsimtarët të mos frikohen nga testimi nacional

Maqedonia

Ademi: Nxënësit dhe arsimtarët të mos frikohen nga testimi nacional

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 13:04
 Arbër Ademi

Personat përgjegjës të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës janë duke analizuar se prej kur mund ta vendosin testimin nacional të nxënësve, i cili do të jetë si zëvendësim i testimit ekstern.

Ministri Arbër Ademi në takim me gazetarët deklaroi se së bashku me Qendrën e Provimeve Shtetërore dhe Byronë për Zhvillim në Arsim, do të përgatitet plan aksionar që do të prezantohet para Qeverisë, ndërsa do të përmbajë hapa që duhet t’i ndërmarrin institucionet që të realizohen rekomandimet e raportit të fundit të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Nga kjo, tha Ademi, do të varet kur do të fillojë të aplikohet testimi.

“Shumica e vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, rreth 30, kanë testim nacional. Unë do të loboj dokumentin me rekomandimet e raportit që do të zbatohen në praktikë. Rezultatet nga testimi do të shfrytëzoheshin për përmirësimin e sistemit arsimor, pa u krijuar frikë te nxënësit dhe arsimtarët“, tha ai.

Ndryshe, në shtator të vitit të kaluar, zëvendësministri Petar Atanasov paralajmëroi se grupi punues i Ministrisë së Arsimit po përgatit një lloj të ri të testimit që duhet ta zëvendësojë testimin ekstern. Ai tha se planifikon që nxënësit të testohen dy herë gjatë arsimit fillor, një testim të bëhet në klasën e katërt dhe një në klasën e nëntë. Ai shtoi se ky model është duke u zbatuar në Slloveni dhe rikujtoi se rezultatet nuk do të ndikojnë në suksesin e nxënësve dhe nuk do të ketë pasoja të arsimtarët.

Në Maqedoni deri në vitin e kaluar ka pasur testim eksern. Atë e shfuqizoi ish-ministrja e Arsimit, Renata Deskoska.Qeveria paraprake e vendosi testimit ektern si reformë dhe është realizuar gjashtë vite me radhë në arsimin fillor dhe të mesëm. Për këto testime opinioni rregullisht ka reaguar.

Reagimi kryesor ishte se nuk mundet që me një test të vetëm të kontrollohen dijet e nxënësve dhe sa arsimtarët të vlerësohen. Testimi kishte për qëllim të tregojë se a janë vlerësuar në mënyrë të duhur nxënësit nga arsimtarët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat