ASH kërkon dorëheqjen e Ministrit Arbër Ademi

Maqedonia

ASH kërkon dorëheqjen e Ministrit Arbër Ademi

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 13:24
Aleanca për Shqiptarët

“Duke marrë parasysh që Ministri Ademi ka kompetenca të mëdha duke marrë dhe ri-marrë kompetencat Komunës së Gostivarit, Aleanca për Shqiptarët – Tetovë e pyet publikisht Arbër Ademin, se a ka kompetenca për të ndërtuar edhe Shkollën Fillore në Reçicë të Vogël që e premton partia e tij më shumë se 10 vite.

Ne e informojmë Ministrin Ademi se në Komunën e Tetovës përveç se nuk është planifikuar ndërtimi i asnjë shkolle, atje po bëhen dhe punësime me nepotizëm.

Kryetarja Teuta Arifi le ti sqarojë opinionit dhe ministrit të saj se si e ka punësuar motrën e saj dhe pastaj se si të njëjtës ia ka dhënë postin e zv. Drejtorit në Shkollën Fillore Istikball. A është në dijeni Ministri për këtë gjë? Apo Ministri Arbër Ademi, nuk merr masa ashtu siç nuk morri asnjë masë kur profesoresha Arjeta Veliu u malltretua me vite të tëra duke u larguar nga puna pa baza ligjore nga ana e drejtorisë së asaj shkolle.

Vallë ligjet pa bazë vlejnë vetëm për opozitarët dhe jo për ata të cilët janë në pushtet. Ministri Arbër Ademi duhet të merr përgjegjësi, njëherë për Shkollën Fillore në Reçicë të Vogël, që ngelet premtim gati se 10 vjeçar i pa realizuar i BDI-së.

Pastaj të merr përgjegjësi për nepotizmin partiak, për maltretimin e profesorëve si dhe për arsyen më jo njerëzore që
fëmijët shqiptarë të mësojnë në gjuhë maqedonase në Veles, duke mos iu mundësuar shkollim në gjuhën amë.

Fotografinë e ministrit e kemi vendosur tek vendi ku duhet të bëhet shkolla, për ti rikujtuar atij se ai është kompetent edhe për ndërtimin e kësaj shkolle!

Njëkohësisht jemi të bindur se këto vendime nuk i keni marrë pa u konsultuar me shefin tuaj dhe bëni mirë që të jepni dorëheqje sepse nuk jeni gjë tjetër veçse marionetë që me vendimet e juaja ju keni sjellë vetëm dëm shqiptarëve!” thuhet ne reagimin e ASH-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat