VMRO-DPMNE e ka ngrirë pjesëmarrjen në procesin e “Zhan Monesë”

Maqedonia

VMRO-DPMNE e ka ngrirë pjesëmarrjen në procesin e “Zhan Monesë”

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 14:29
Nikolla Micevski

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, Nikolla Micevski sot deklaroi se partia opozitare e ngrin pjesëmarrjen në procesin e Zhan Monesë për shkak ndodhive të fundit me ngritjen e hetimeve dhe procedurave për marrjen e mandatit të deputetit nga ky grup parlamentar.

“Plotësisht duke e respektuar procesin, por duke pasur parasysh rrethanat jonormale të imponuara nga Qeveria dhe pushteti i LSDM-së ku montohen rastet, përgjojnë deputetë, shkelin procedura, ne e ngimë pjesëmarrjen tonë në procesin e Zhan Monesë, jo për shkakun se nuk pajtohemi me qëllimet e partive ndërkombëtare, por sepse pushteti krijon rrethana jonormale për punë”, tha Micevski  duke shtuar se kjo është ‘prishje direkte e ambientit parazgjedhor dhe paraqet kërcenim diekt për legjitimitetin e zgjedhjeve”.

Përndryshe, dje gjatë orëve të mbrëmjes janë marrë në pyetje ish kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Trajko Veljanoski, ish ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat