ASH-ja pyet Ademin: A keni ingerenca për ndërtimin e shkollës në Reçicë?

Maqedonia

ASH-ja pyet Ademin: A keni ingerenca për ndërtimin e shkollës në Reçicë?

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 14:31
Dega e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, ka ngritur edhe një herë çështjen e mos ndërtimit të shkollës fillore të fshatit Reçicë e Vogël, ku për pasojë, qindra nxënës udhëtojnë nga dy e më shumë kilometra në ditë për të arritur tek shkolla Naim Frashëri në Tetovë.

Kreu u degës së ASH për Tetovën, Altrim Mamuti, ka pyetur Ministrin nëse ka apo jo ingerenca për ndërtimin e kësaj shkolle që premtohet më shumë se dhjetë vite nga ai dhe partia e tij, ashtu sikurse ka ingerenca të merr dhe t’i jep ingerencat kreut të Gostivarit.

ASH dega Tetovë, pyet publikisht Arbër Ademin, a ka kompetenca për të ndërtuar edhe shkollën fillore në Reçicë të Vogël që e premton partia e tij më shumë se dhjetë vite. Informojmë ministrin Ademi se në komunën e Tetovës, përveç që nuk është planifikuar ndërtimi i asnjë shkolle, aty po bëhen edhe punësime me nepotizëm. Kryetarja Teuta Arifi, t’i sqarojë opinionit dhe ministrit të saj se si e ka punësuar motrën e saj dhe si pastaj të njëjtës ia jep postin e zëvendësdrejtorit në shkollën fillore Istigball, dhe a është në dijeni ministri për këtë gjë? Bëni mirë që të jepni dorëheqje sepse nuk jeni gjë tjetër veçse një marionetë që me vendimet tuaja iu keni sjellë vetëm dëm shqiptarëve – deklaroi Altrim Mamuti, kryetar i ASH-së, dega e Tetovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat