Filipov: Do të isha kandidat i mirë për president konsensual

Maqedonia

Filipov: Do të isha kandidat i mirë për president konsensual

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 14:51
Gjorgji Filipov

Gjorgji Filipov sot tha se konsideron që do të ishte kandidat i mirë konsensual për president dhe e di se çfarë duhet të bëj nëse zgjidhet. Lidhur me shanset që mund të zgjidhet, Filipov tha se nuk i ka parë kandidatët e tjerë as të propozuar dhe se është më mirë që të presim dhe të shikojmë se si do të përfundojë e gjithë procedura.

Lidhur me mundësinë për kandidatë të tjerë të rinj për presidentë, edhe pse ai është i vetmi kandidat i paraqitur në thirrjen publike të LSDM-së, Filipov tha se procesi i vetëkandidimit ka përfunduar dhe tani është procesi i kandidimit të organizatave bazë të Lidhjes Socialdemokratike.

“Në procedurë qëndronte se organizatat bazë do të mund të paraqesin kandidatë dhe se afati i tyre është pak më i gjatë se ata që kandidohen vetë. Unë u ndjeva gatshëm që vetë ta bëj këtë. Do të më vinte mirë nëse edhe nga organizatat themelore ekziston propozim. Përgatita një program, i prezantova pikat dhe publikisht thashë se si do të punoj. Do të njoftoj detajet, nëse zgjidhem, nëse jo unë do të vazhdoj edhe më tej të punoj në interes të dashurisë, tolerancës, bashkëjetesës dhe përparimit, pa marrë parasysh nëse do të jem kandidat në këto zgjedhje apo nuk do të jem. Normalisht është më mirë që të jem, sepse do të kem mundësi më të madhe të bëj me të vërtetë diçka, deklaroi Filipov, para promovimit të librit të tij “Ngjitja mbi retë”.

Gjorgji Filipov është doktor i shkencave teknologjike. Ka diplomuar në Fakultetin Mekanik pranë Universiteti Shën Cirili dhe Metodij në Shkup në vitin 1981, ndërsa ka doktoruar në vitin 1998 në të njëjtin Universitet. Ishte ambasador i Maqedonisë dhe i Gjermanisë (2005-2010) dhe i Austrisë (2010-2014).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat