Tetovë, 45 vende të reja parkimi do të jenë në funksion nga java e ardhshme

Maqedonia

Tetovë, 45 vende të reja parkimi do të jenë në funksion nga java e ardhshme

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 15:33
Tetovë 45 vende të reja parkimi

Komuna e Tetovës ka filluar me ndërtimin e një hapësire të re te Tregu i Gjelbër, e cila hapësirë do të shfrytëzohet si parking i mbyllur, dhe do të ofrojë 45 vende të reja parkimi.

Nëpërmjet një postimi në facebook Komuna lajmëroi fillimin e ndërtimit të këtij parkingu, që sipas tyre do të reduktonte problemin e komunikacionit.

“Meqenëse vend parkimet janë një prej kërkesave shumë të rëndësishme e qytetarëve, ky vend parkim si pikë e re në njërën nga hyrjet kryesore të qytetit do të reduktonte jashtëzakonisht problemin e komunikacionit të ngjeshur, përreth tregut të gjelbër”, thuhet në postimin e komunës.

Nga Komuna thanë se parkingu do të vihet në përdorim gjatë javës së ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat