Mançevski: Ekziston mundësi për kandidatë të përbashkët

Maqedonia

Mançevski: Ekziston mundësi për kandidatë të përbashkët

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 13:34
Nënkryetar i LSDM-së, Damjan Mançevski

LSDM vazdon konsultimet me partit e koaliconit për kandidatin e përbashkët presidencial. Në këtë parti besojnë se marrveshje do të arrihet dhe emri i kandidatit do të dihet disa dit para kongresit partiak i cili është caktuar për 3 mars.

“Kandidati do të mësohet disa ditë para kongresit. Jemi në fazën e konsultimeve edhe me partnerët e tjerë të koalicionit, por edhe jashtë koalicionit. Ekziston mundësi e mirë të kemi kandidat të përbashkët me më shumë parti politike dhe kandidat i cili para së gjithash do jetë i pranueshëm për pjesën më të madhe të qytetarëve” – tha nënkryetar i LSDM-së, Damjan Mançevski.

Gjat javës lideri i LSDM-së ka takuar krerët e partive në pushtet por edhe ato të partive opozitare shqiptare për tu dakorduar rreth një kandidatit të përbashkët. Takimin e refuzoi vetëm lideri I ASH-së Ziadin Sela.  Zyrtarët partiak edhe këtyre ditëve kanë vazhduar kontaktet por nuk janë dhënë informacione zyrtare se për cilat emra po bisedohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat