Dimitrov për vizitë zyrtare në Bullgari

Maqedonia

Dimitrov për vizitë zyrtare në Bullgari

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 14:26
Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, me ftesë të zëvendëskryeministrit të Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Bullgarisë.

Siç njoftojnë nga MPJ, në takim me Zakharieva do këmbejnë mendime për raportet bilaterale mes dy vendeve miqësore, si dhe për mundësitë për përforcimin e përparimit të bashkëpunimit të ardhshëm në më shumë fusha me interes të përbashkët.

Në kuadër të vizitës, Dimitrov do të takohet edhe me kryetarin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev.

Vizita po realizohet disa ditë pas ratifikimit të protokollit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat