Kostadinov: Mickoski nuk merr përgjegjësi para qytetarëve

Maqedonia

Kostadinov: Mickoski nuk merr përgjegjësi para qytetarëve

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 15:05
Kostadin Kostadinov

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov sot para selisë së VMRO-DPMNE-së tha “Mickoski dy ditë nuk merr përgjegjësi para qytetarëve. Mickoski nuk i thërret familjarët në ELEM dhe në administratë të tërhiqen nga vendet e tyre të punës që i kanë fituar për shkak të afërsisë së tij me VMRO-DPMNE-në.

“Heshtin të gjithë ata që e mbushën administratën me kuadër partiak dhe familjarë. Ne kërkojmë dhe gjejmë zgjidhjet për administratë partiake sipas sistemit meritor. S’janë të njëjtë”.

Kostadinov thotë se VMRO-DPMNE krijoji lista, mijëra familjarë të tyre u punësuan në llogari shtetërore.

“LSDM është kundër partizimit dhe kundër nepotizmit. Aksioni nisi, s’ka kthim prapa. Hajde Mickoski, thirre kushëririn tënd të parë të heq dorë nga ELEM turs. Bëju thirrje deputetëve të VMRO-DPMNE-së të kërkojnë të heqin dorë nga familjarët e tyre që janë në kompanitë shtetërore dhe në administratën publike”, tha Kostadinov.

Ai tha se është koha për të nisur me tërheqjen e familjarëve në emër të luftës kundër nepotizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat