Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 09:43
Olta Xhaçka

Për vizitë zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të qëndrojë ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Siç kumtuan nga MM-ja, pas ceremonisë së pritjes para Ministrisë, janë paraparë takime sy në sy të ministreve Radmilla Shekerisnka dhe Olta Xhaçkas, si dhe takim të dy delegacioneve.

Ministret do të kenë takim edhe me kryeministrin Zoran Zaev pas të cilit do të japi deklarata për mediumet në media qendrën në Qeveri.

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Xhaçka do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat