Dimitrov: Shkupi dhe Sofja kanë momente dhe ngjashmëri të përbashkëta historike

Maqedonia

Dimitrov: Shkupi dhe Sofja kanë momente dhe ngjashmëri të përbashkëta historike

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 11:02
Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Verut, Nikolla Dimitrov, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Bullgari, në një intervistë për BTV tha se Shkupi dhe Sofja kanë momente dhe ngjashmëri shumë të përbashkëta historike dhe ky është një parakusht i mirë për afërsi dhe bashkëpunim, e jo për konflikte.

Sipas Dimitrovit qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët e Bullgarisë nuk mund të jenë të afërt nëse mes tyre nuk kanë respekt të ndërsjellë.

Shefi i diplomacisë në intervistë u përqendrua edhe në Marrëveshjen e Prespës me të cilën u mbyll kontesti shumëvjeçar për emrin dhe u hap rruga e Shkupit ndaj BE-së dhe NATO-s.

“Për shkak të emrit ishim të bllokuar në vendin e pritjes së BE-së dhe NATO-s, por gjetëm mënyrë për ta ndryshuar këtë dhe njëkohësisht ta ruajmë dhe ta konfirmojmë identitetin – ne megjithatë jemi maqedonas”, tha Dimitrov.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në kuadër të vizitës në Sofje, sot do të takohet me kolegen bullgare, Ekaterina Zaharieva, ndërsa do të pritet edhe nga presidenti Rumen Radev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat