Nedelkov: Mësuesit meritojnë paga më të larta

Maqedonia

Nedelkov: Mësuesit meritojnë paga më të larta

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 16:58
Arbër Ademi

Të punësuarit në arsim meritojnë paga shumë më të larta se rritja prej pesë përqindësh, që mësuesit e shkollave fillore dhe të mesme i morën në shtator dhe që do të marrin edhe në vjeshtë, thotë Jakim Nedelkov, kryetar i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë-SASHK.

“Ne kërkojmë që pagat të rriten në përqindje të nivelit kombëtar për rritjen e pagës minimale”, tha Nedelkov pas takimit me ministrin Arbër Ademi, ku kërkoi që dialogu social të ngritet në nivelin më të lartë që Sindikata të kontribuojë në përgatitjen dhe miratimin e ligjeve cilësore.

Nedekov theksoi se në reformimin e niveleve dhe llojeve të arsimit, është e rëndësishme të mbrohen mësuesit si tepricë teknologjike, veçanërisht në arsimin e mesëm profesional për të cilën reformat duhet të zbatohen nga viti tjetër shkollor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat