Anulohet takimi i radhës në kuadër të procesit “Jean Monnet”

Maqedonia

Anulohet takimi i radhës në kuadër të procesit “Jean Monnet”

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 10:58
Jean Monnet

Raundi i ardhshëm i bisedimeve të dialogut “Jean Monnet”, që duheshe të mbaheshe më 28 shkurt dhe 1 mars në Shkup, është anuluar për shkak të mos arritjes së kompromisit në mes partive, njofton AIM nga Brukseli, duke u thirrur në deklaratat e eurodeputetëve.

Eurodeputetët Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, kanë njoftuar se nuk ka mundësi për mbajtjen e raundit të ri.

Nga partia opozitare e VMRO-DPMNE-së para disa ditëve deklaruan se ngrinë pjesëmarrjen në proces për shkak të hetimeve të reja ndaj anëtarëve të saj. Megjithatë, nga Parlamenti Evropian besojnë se procesi nuk është i vdekur.

“Besojë se do të dakordohemi që ky proces të jetë i qëndrueshëm për një kohë të gjatë. Rruga deri tek kompromisi është i rëndë, veçanërisht në Maqedoni, ku ka shumë emocione dhe tregime të vjetra dhe jam i sigurt se në një kohë njerëzit duhet që të vazhdojnë të punojnë në përfitim të shtetit”, tha Vajgl.

Për ditën e premte, është paraparë që delegacioni i Komisionit për Çështje të Jashtme të Parlamentit Evropian, në të cilën merr pjesë edhe Fleckenstein, do të vizitojnë Tiranën dhe Shkupin që të vlerësojnë përparimin e të dyja vendeve në prag të vendimit të BE-së për fillimin e bisedimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat