PSP kërkon që t’i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak Sasho Mijallkovit

Maqedonia

PSP kërkon që t’i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak Sasho Mijallkovit

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 16:45
Sasho Mijallkov

Prokuroria Speciale Publike do të dorëzojë kërkesë deri tek gjykata për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak për të dyshuarin Sasho Mijallkov, i akuzuar në lëndën “Perandoria”, njoftojnë nga institucioni për “Makfax”. Sasho Mijallkovit i përfundon nesër masa e arrestit shtëpiak.

Gjykata e Apelit vazhdoi masën e paraburgimit për 30 ditë për Jordan Kamçev, Cvetan Pandelevski dhe Nenad Josifoviq.

Nga Gjykata Penale njoftojnë se nuk iu është vazhduar masa e paraburgimit Teodor Mirçevskit dhe Zorica Arsovskës sepse PSP nuk ka dorëzuar kërkesë për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat