Nervozohet Amdi Bajram: Nuk ma jepni fjalën në Kuvend, edhe unë jam i zgjedhuri i popullit

Maqedonia

Nervozohet Amdi Bajram: Nuk ma jepni fjalën në Kuvend, edhe unë jam i zgjedhuri i popullit

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 14:10
Amdi Bajram

Deputeti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut Amdi Bajram, sot në seancën për pyetjet e deputetëve ka shprehur revoltën e tij, pasi në dy seancat e fundit për pyetjet e deputetëve nuk i është dhënë fjala.

Ai tha se diskriminohet pse është rom dhe pyeti nëse duhet të jep dorëheqje nga posti i deputetit,

“Kjo që e bëni nuk është e drejtë. Edhe unë jam deputet, populli më ka zgjedhur. Ose nuk jam i rëndësishëm vetëm pse jam rom? Ju respektoj gjithëve, bëhuni edhe ju humanitarë. Më lejoni të vij në radhë. Dy seanca nuk mund të bëjë pyetje për romët e mi, për ngjarjet në Shutkë. Sikur të mos ekzistoj, atëherë do të largohem nga pozita e deputeti dhe aq”, tha i nervozuar Amdi Bajram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat