Nepotizmi në Çellopek, Inspektorati nuk heton rastin

Maqedonia

Nepotizmi në Çellopek, Inspektorati nuk heton rastin

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 15:56
Shkolla fillore 7 Marsi në fshatin Çellopek

Inspektorati Shtetëror i Arsimin nuk ka hapur procedurë për hetimin e punësimeve familjare në shkollën fillore 7 Marsi në fshatin Çellopek të komunës së Brvenicës, ku drejtori i saj ka punësuar dhëndrin si sekretar të shkollës dhe nipin e tij si arsimtar në lëndën e gjeografisë. Nga inspektorati shtetëror arsyetohen se rasti nuk është denoncuar prandaj nuk kanë nisur hetime ndaj drejtorit të shkollës, Xhevahir Abduli për rastin e nipit. Nga ana tjetër sa i përket punësimit të dhëndrit të tij në postin e sekretarit të shkollës, nga inspektorati shtetëror për arsim thonë se përgjegjës janë në inspektoratin e punës.

Nga Inspektorati shtetëror për arsim nuk sqarojnë as nëse do hapin apo jo procedurë hetimi, pas publikimit të rastit në Alsat, ku vet drejtori i shkollës e pranon se janë bërë këto punësime, por që sipas tij janë bërë konform ligjit.

Inspektorati shtetëror për arsim

“Ju informojmë se në Inspektoratin shtetëror të arsimit nuk kemi pasur denoncim të tillë dhe se nuk udhëhiqet procedurë e tillë. Sa i përket vet procedurës se si është bërë punësimi edhe për kuadrin tjetër jo arsimor, për këtë kompetent është Inspektorati shtetëror i punës”.

Procedurë nuk ka hapur as Komisioni për anti-korrupsion sa iu përket elementeve të nepotizmit në këtë shkollë, megjithatë nga ky institucion bën të ditur se pas publikimit të rastit në Alsat do të iniciojnë hetime. Përveç dy punësimeve të fundit të nipit të drejtorit të 7 Marsit si arsimtar i gjeografisë dhe dhëndrit të tij në postin e sekretarit të shkollës, në këtë shkollë edhe gjashtë persona të tjerë janë në lidhje të ngushtë familjare me drejtorin e shkollës, por që sipas drejtorit  Xhevahir Abduli, janë punësuar para se ai të marrë postin e drejtorit në shkollën fillore 7 Marsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat