Tragjedi në Veles: 80 vjeçari djeg barin e thatë në arë, flakët e kapin edhe atë dhe vdes në vendngjarje

Maqedonia

Tragjedi në Veles: 80 vjeçari djeg barin e thatë në arë, flakët e kapin edhe atë dhe vdes në vendngjarje

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 17:10
Foto Ilustrim

Dje rreth orës 18.30 në SPB Veles është lajmëruar se në një arë në fshatin Martolci, Veles ka vdekur dhe me djegie në trup është gjetur J.A.(80) nga i njëjti fshat.

Ditën e njëjtë rreth orës 13.00 J.A.  ka ndezur barin e thatë, por flakët e kanë kapur edhe atë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Qendrës Mjekësore në Veles, ndërsa kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Veles.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të vdekurit iu është dorëzuar familjes për varrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat