ASH e BESA përsëri me akuza ndaj BDI-së për Veljanovskin, ALTERNATIVA më but

Maqedonia

ASH e BESA përsëri me akuza ndaj BDI-së për Veljanovskin, ALTERNATIVA më but

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 17:19
ASH, BESA dhe ALTERNATIVA

Dy partitë shqiptare në opozitë edhe sot e kanë akuzuar BDI-në dhe kreun e parlamentit, Talat Xhaferin, për mos heqjen e imunitetit të Trajko Veljanovski.

Ziadin Sela i ASH-së tha për Zhurnal.mk se BDI ka një “skenar”. Elmedin Memishi i Lëvizjës Besa hedhë dyshime se partia shqiptare në pushtet është në koordinim me VMRO-DPMNE. 

E partia tjetër shqiptare në pushtet, Alternativa po mbanë në qëndrim të përgjithësuar dhe duket e rezervuar në krahasim me akuzat e dy partive të para.

“Ajo që sot ka bërë Xhaferi ku ka njoftuar Gjykatën Penale se nuk ka kushte për heqjen e imunitetit të Veljanoskit, është thjeshtë vazhdim i skenarit të tyre", ka thënë shkurt për Zhurnal.mk, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i pyetur që të komentojë përgjigjen që krye-parlamentari i ka dërguar gjykatës penale për ta informuar pse nuk iu hoq imuniteti të dielën Veljanovskit nga parlamenti.

"Me apo pa dije, me apo pa vetëdije, krye-parlamentari Xhaferi e shpëtoi Trajko Veljanovskin nga paraburgimi. Nëse mos prezenca e BDI-së në komisionin për emërime dhe mandate ishte e dyshimtë veprimi i Talat Xhaferit vetëm se i vërtetojë dyshimet për një koordinim BDI-VMRO për të shpëtuar Trajko Veljanovskin", ka deklaruar për Zhurnal.mk, zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Elmedin Memishi.

E Orhan Murtezani i Alternativës për Zhurnal.mk foli me një qëndrim më të but të kësaj lëvizjeje.

“Parimisht, jemi dakord që Kuvendi të mos jetë pengesë për institucionet e drejtësisë që ta bëjnë punë e tyre. Nëse gjykata kërkon bashkëpunim nga Kuvendi për hetimin e cilitdo deputet, Kuvendi është i detyruar të jetë bashkëpunues dhe të ofrojë mundësi që drejtësia ta bëjë punën e vet. Në këtë rast kemi pengesë të një institucioni ndaj një institucioni tjetër shtetëror dhe, konform kësaj, mendojmë se duhet të jetë edhe përgjegjësia. Megjithatë, kjo flet se tema e imunitetit të deputetëve duhet të rishqyrtohet dhe të rregullohet konform nevojave që i kanë institucionet e drejtësisë”, ka deklaruar për Zhurnal.mk, zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat