Promovim i Raportit të parë kombëtar për performansat dhe reformat në jurisprudencë

Maqedonia

Promovim i Raportit të parë kombëtar për performansat dhe reformat në jurisprudencë

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 09:24
Drejtësi gjyqësore

Raporti i parë kombëtar nga Matrica e treguesve për matjen e performansave dhe reformave në jurisprudencë, do të promovohet sot në Shkup në organizim të Qendrës për hulumtime juridike dhe analiza.

Raporti mundëson vlerësim të performansave dhe reformave në jurisprudencë në pesë sfera kyçe: efikasitet, transparencë dhe llogaridhënie, cilësi të drejtësisë gjyqësore, pavarësi dhe mosanim dhe zhvillim profesional dhe përfaqësim adekuat.

Në prezantimin u paralajmëruan fjalime të kryetarit të Shoqatës së gjykatësve, gjykatësi Xhemali Saiti, të zëvendës ambasadorit britanik në Shkup, Dominik Otuej, ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska dhe udhëheqësit programor nga Qendra për hulumtime juridike dhe analiza, Zharko Haxhi-Zafirov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat