Mickoski: Do të fitojmë presidencialet, pas kësaj zgjedhje të parakohshme parlamentare

Maqedonia

Mickoski: Do të fitojmë presidencialet, pas kësaj zgjedhje të parakohshme parlamentare

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 10:27
Hristijan Mickoski

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski theksoi se pret përkrahje masive për kandidaten e tyre për president Gordana Siljanovska – Davkova dhe se ajo do të jetë presidente e ardhshme e Maqedonisë.

Ai këtë e tha në një intervistë mbrëmë në 1TV.

Ai tha se LSDM dhe BDI dalin me kandidat të përbashkët për të sanuar humbjen që do ta pësojnë.

“Më shumë frikësohen për bojkot nga LSDM dhe BDI në rrethin e dytë, pasi që të shohin rezultatet e rrethit të parë. Menjëherë pas humbjes në zgjedhjet presidenciale, LSDM deshti apo nuk deshti patjetër duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, theksoi Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat