Ish ambasadori Blerim Reka: E bëj publike kandidaturën e pavarur për president të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Ish ambasadori Blerim Reka: E bëj publike kandidaturën e pavarur për president të Maqedonisë së Veriut

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 11:28
Blerim Reka

Ish ambasadori dhe profesori universitar i diplomacisë, Blerim Reka do të jetë kandidat i pavarur në zgjedhje presidenciale që do të mbahen më 21 prill në Maqedoni të Veriut. Kandidaturën e ka konfirmuar edhe vetë Blerim Reka.

“Në pamundësi t’ju përgjigjem gjitha mediave dhe miqve, përmes këtij njoftimi e bëj publike kandidaturën time të pavarur për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut; me shpresë se do përkrahet. Janë dy arsye për këtë vendim. E para: vetëm me kandidatët maqedonas, pa asnjë shqiptarë, kjo shoqëri multi-etnike, rrezikon të rrëshqet drejt shtetit monoetnik; e shqiptarët vetëm votues, por jo edhe te votuar. E dyta: vetëm kritikat intelektuale- pa i hyrë përballjes politike- nuk mjaftojnë për ndryshimin e gjendjes. Ato, në FB mbeten virtuale, ndërkaq jeta është megjithatë reale. Fundja, historinë e shkruajnë shtetarët; intelektualët vetëm shkruajnë për historinë”, njoftoi Reka.

Ai ditë më parë ka thënë se shqiptari vështirë i fiton votat për president, ndërkohë, sipas tij, maqedonasi vështirë bëhet president pa votat e shqiptarëve.

Përndryshe, Blerim Reka vite më parë ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, ndërsa ka qenë edhe ambasador i Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Ai është profesor i rregullt në Universitetin e Evropës Juglindore dhe në Universitetin e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat