Kryeminstri Zaev u takua me krerët e shtetit rumun

Maqedonia

Kryeminstri Zaev u takua me krerët e shtetit rumun

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 20:54
Zoran Zaev

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, i cili është për vizitë zyrtare në Rumuni së bashku me delegacionin qeveritar, sot u takua me kryeministren Viorica Dancila, kryetarin e Kuvendit, Liviu Dragnea, si dhe me zëvendëskryetarin e Senatit të Rumanisë, Iulian Claudiu Manda.

Në Kuvend dje në mënyrë unanime u ratifikua protokolli për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Kryeministri i përshëndeti të gjithë angazhimet e Rumanisë për integrimet euroatlantike të vendit tonë duke shpresuar se me kryesimin e Rumanisë e BE-së, do të nisin bisedimet për anëtarësim mes Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat