Vlerë rekorde të investimeve të huaja

Maqedonia

Vlerë rekorde të investimeve të huaja

Më: 1 mars 2019 Në ora: 10:20
LSDM

Të dhënat zyrtare e konfirmojnë suksesin e politikave ekonomike të Qeverisë të udhëhequr nga LSDM-ja.

“Investimet e huaja në vitin 2018 arrijnë 624,5 miliona euro, që është rekord, që është rekord, vlerë më e lartë në historinë e vendit tonë.

Investimet e huaja në vend vitin e kaluar kanë siguruar 4.500 punësime të reja të paguara mirë, me çfarë drejtpërdrejt ndikojnë në uljen e papunësisë, e përforcojnë bruto prodhimin vendor, rritet eksporti, pagat rriten ndërsa me këtë përmirësohet edhe standardi i qytetarëve.

Për vetëm 20 muaj në zonat teknologjike industriale zhvillimore në shtet kanë investuar 17 kompani të huaja. Në mënyrë shtesë, pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin grek, gjashtë kompani të reja kanë marrë vendim të investojnë në vendin tonë.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM mbetet e përkushtuar në zbatimin e masave dhe politikave që e nxisin rritjen ekonomike, që sigurojnë punësime të reja, më shumë investime dhe më shumë para te qytetarët, thuhet në kumtesën e Qendrës për komunikime të LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat