Katër ushtarë të URM-së marrin medalja për guxim për aksidentin tragjik në Llaskarcë

Maqedonia

Katër ushtarë të URM-së marrin medalja për guxim për aksidentin tragjik në Llaskarcë

Më: 1 mars 2019 Në ora: 17:20
Kryetari Ivanov dhe Semir Fetait, Omer Eminit, Bujamin Rexhepit dhe Selajdin Salihit

Presidenti Gjorge Ivanov u ka ndarë medalje për guxim katër pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë, të cilët në kohë kanë dhënë ndihmë dhe i kanë nxjerr të lënduarit në aksidentin tragjik që ndodhi më 13 shkurt tek fshati Llaskarcë.

Kryetari Ivanov u ka dhënë medaljen për guxim Semir Fetait, Omer Eminit, Bujamin Rexhepit dhe Selajdin Salihit, të cilët treguan guxim të jashtëzakonshëm dhe kanë sakrifikuar, me përpjekjet e tyre profesionale si ushtarë profesionistë dhe pjesëtarë të URM-së kanë kontribuar në dhënies së ndihmës në kohë dhe nxjerrjen e viktimave nga aksidenti tragjik në fshatin Llaskarcë, në rrugën Shkup-Tetovë.

Presidenti tha se këto medalje për guxim janë akt simbolik me të cilën shteti i Maqedonisë dhe qytetarë e saj shprehin mirënjohjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat