Pendarovski edhe zyrtarisht kandidat për president

Maqedonia

Pendarovski edhe zyrtarisht kandidat për president

Më: 3 mars 2019 Në ora: 15:10
Stevo Pendarovski

Stevo Pendarovski ka mare dritë jeshile nga Kongresi i 23-të i LSDM-së, me këtë edhe zyrtarisht ai do të jetë kandidati i LSDM-së dhe Koalicionit për kandidat presidencial për zgjedhjet e 21 prillit.

“Për mua paraqet nder që jam i mbështetur nga 31 parti, nga të gjitha bashkësitë etnike, falënderim i veçantë deri tek kjo strukturë politike, LSDM e cila sërish pas 5 vjetëve më dha shans që të garoj për president të shtetit. Nder që pas meje qëndrojnë edhe 3 parti politike shqiptare”, tha Stevo Pendarovski, gjatë fjalimit të tij.

Pendarovski u shpreh i prerë: “nuk ka opsion tjetër përpos se të fitojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat