Raporti i KE-së për RVM-në: Reformat kusht për marrjen e datës

Maqedonia

Raporti i KE-së për RVM-në: Reformat kusht për marrjen e datës

Më: 3 mars 2019 Në ora: 16:23
BE

Stabiliteti politik  në përgjithësi, zgjedhjet presidenciale,  si dhe realizimi i reformave ne gjyqesor dhe adminisratë, parashihen të jenë testi kryesor për Maqedoninë e Veriut, në vendimin e BE-së për dhënjen e datës për fillimin e bisedimeve në qershor, deklaron analisti politik, Naser Zyberi.

Ai pohon se Bshkesia ndërkombëtare po monitoron çdo situate të krijuar politike, duke mos e përjashtuar madje as mosmarrëveshjet e fundit në pushtetin legjislativ .  

“Parlamenti po shëndërrohet në arenë në të cilën shpesh herë  mosmarrveshjet mes pozitës dhe opozitës tejkalojnë caqet e një normaliteti. Fatkeqësisht koheve të fundit po futet edhe brenda vet shumicës parlamentare mes dy bartësve kryesor të pushteti ekzekutiv.  Kuptohet që në një situatë të këtillë monitorimi i BE-së do të jetë I kujdesshëm sepse Maqedoninë e pret vendimi final për atë se a do të merr datë për fillimin e negociatave apo do të merr edhe një rekomandim të kushtëzuar siq ishte vitin e kaluar”, u shpreh analisti politik Naser Zyberi. 

Megjithatë Zyberi nuk  pret  të ketëzhvillime  të cilat do të mund ta devijonin kursin  aktual politik të qeverisë,  të cilat do të mund të ndryshonin afatet e parapara  të vendit  në raport me BE-në. 

Pas largimit të pengesës me emrin  që pati me Greqinë, për analistin Zyberi mosmarrveshjet  e brendshme  do të duhet të tejkalohen.

Qeveritarët e vendit pas takimit që zhvillojnë me autoritetet e vendeve anëtare të BE-së  janë optimistë për marrjen e datës pë bisedime, në takimin e Komisionit Eurpian në qershor, si dhe në muajin janar të fillojnë me hapjen e negociatave për kapitujt e koordinuar mes Maqedonisë së Veriut dhe Komisionit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat