Sa është pasuria e kandidatit shqiptar për president në Maqedoni

Maqedonia

Sa është pasuria e kandidatit shqiptar për president në Maqedoni

Më: 4 mars 2019 Në ora: 11:11
Blerim Reka

Profesori universitar Blerim Reka është kandidati për president i mbështetur nga partitë opozitare shqiptare. Në Komisionin Antikorrupsion figuron lista anketuese e pasurisë së profesorit Reka, që është ruajtur që nga periudha kur ai ishte ambasador i Maqedonisë në Bruksel.

Sipas asaj që shihet në listën anketuese, Reka posedon një shtëpi prej 200 metra katrorë me vlerë prej 200 mijë euro. Posedon një makinë të tipit Audi A3 të vitit 2007, që vite më parë ishte vlerësuar të etë 20 mijë euro, edhe pse tani ka rënë vlera e saj dhe se Reka thuhet se posedon një makinë tjetër, informon INA.

Ai ka paraqitur aty rrogën e ambasadorit atëkohë që ishte 2 mijë euro, por edhe 520 euro në muaj për bashkëshorten e tij. Pas skadimit të mandatit, Reka i kthehet punës në universitetin e Evropës Juglindore, ku ushtronte postin e zëvendësrektorit. Ai në llogritë bankare figuron të ketë edhe kredi bankare në vlera prej mbi 30 mijë euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat