Komiteti punues për çështje evropiane shqyrton zbatimin e “Planit 18”

Maqedonia

Komiteti punues për çështje evropiane shqyrton zbatimin e “Planit 18”

Më: 4 mars 2019 Në ora: 12:01
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Komiteti punues për integrime evropiane sot do ta mbajë mbledhjen e 42-të. Mbledhjen, në cilësinë e kryetarit të Komitetit, do ta zhvillojë zëvendëskryetari i Qeverisë, i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ndërkaq në mbledhje, krahas sekretarëve shtetërorë të ministrive, do të marrin pjesë edhe kryetarët e nënkomiteteve, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, si dhe një pjesë e administratës së Sekretariatit për çështje evropiane.

Në takim do të shqyrtohet statusi i zbatimit të “Planit 18”, si dhe dinamika e ardhshme për realizimin e reformave të nevojshme në pajtim me obligimet e ndërmarra, do të shqyrtohet statusi i misioneve dhe obligimeve vlerësuese pas konkludimeve të tyre, aktivitetet për rrjedhën e skriningut sqarues dhe sfidave të strukturës negociuese.

Duke pasur parasysh aktualitetin e temës, në takimin e komitetit do të marrin pjesë edhe zëvendësi i negociuesit kryesor dhe negociues kryesor teknik me Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat