Petkovski: Për Ivanov nuk duhet impiçment, por padi penale

Maqedonia

Petkovski: Për Ivanov nuk duhet impiçment, por padi penale

Më: 4 mars 2019 Në ora: 12:13
Kryetari i PRSD-së, Tito Petkovski

Kryetari i PRSD-së, Tito Petkovski në emisionin "Samo Vistina" në Kanal 5 deklaroi se Mosrespektimi i Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve, Presidenti i Republikës së Maqedonisë ka bërë një vepër penale dhe duhet të jetë fajtor për përgjegjësi penale dhe jo përgjegjësi politike.

Tito Petkovski po ashtu tha se Gjykata është dashur të ngre padi penale kundër kryetarit të shtetit.

“Unë jam i habitur nga Prokuroria, se pse që në herën e parë kur refuzoi të mos nënshkruaj, nuk ngriti padi penale, sepse ai nuk është i paprekshëm. Ne nuk kemi sistem të pastër presidencial, apo monarki, nuk jemi, ne jemi demokraci parlamentare”. tha Petkovski.

Petkovsi thotë se marrëveshja me Greqinë nuk është më e mira, mirëpo përparimi i diplomacisë sonë është bërë që të ruhet identiti maqedonas, gjuha, dhe së është i bindur se askush në Maqedoni nuk është i lumtur me ndërrimin e emrit, por alternativë tjetër për anëtarësim në BE e dhe NATO nuk paraqiti asnjëherë ndonjë parti tjetër. Ai tha se Kuvendi është ai i cili merr vendime, bie qeveria, prandaj ekziston edhe impiçment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat