Kuvendi i Maqedonisë miraton tre ligje reformuese gjyqësore

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë miraton tre ligje reformuese gjyqësore

Më: 4 mars 2019 Në ora: 17:03
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot miratoi ndryshimet për ligjet e gjykatave, kundërvajtjet dhe kontestet administrative që janë pjesë e reformave gjyqësore.

Ligjet janë me flamur evropian dhe u miratuan me shumicën prej dy të tretave pa asnjë votë kundër dhe të përmbajtur.

Opozita gjatë rrjedhjes së debatit tha se me pranimin e amendamenteve në masë të madhe është përmirësuar teksti i tre ligjeve, por shprehën keqardhje që nuk është zgjidhur problemi me avancimin e punonjësve në administratën gjyqësore.

Ndërsa shumica parlamentare vlerësoi se bëhet fjalë për zgjidhje cilësore, ndërsa në lidhje me Ligjin për kundërvajtje thanë se është bërë zvogëlim i konsiderueshëm i gjobave dhe është zvogëluar afati për vjetërsim nga tre në dy vjet.

Të tre zgjidhjet ligjore u miratuan në kuadër të seancë së 88-të plenare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat