VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e Oliver Spasovskit

Maqedonia

VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e Oliver Spasovskit

Më: 5 mars 2019 Në ora: 09:53
VMRO-DPMNE

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE, akuzojnë ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski për paaftësi udhëheqëse dhe kërkojnë dorëheqjen e tij.

“Oliver Spasovski duhet të largohet nga funksioni. Paaftësinë e tij qytetarët e paguajnë me jetë, ndërsa bashkëpunimi i tij me kriminelët e ka paralizuar policinë dhe ka mundësuar që kriminelët dhe dhunuesit të shëtisin lirshëm”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga atje thonë se në mandatin e Spasovskit, po qeverisë kaosi në MPB, ndërsa vrasësit po shëtisin lirshëm. Nga atje shtojnë gjithashtu se vrasësi i Martin Neshkovskit po shëtitën lirshëm. Gjithashtu po shëtitën lirshëm edhe kryesit e vrasjes së dyfishtë në Shkup.

“Oliver Spasovski është ministri më i paaftë për punë të brendshme të cilin Republika e Maqedonisë asnjëherë nuk e ka pasur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat