Kabineti i Ivanovit: Janë respektuar të gjitha dispozitat ligjore gjatë emërimit të personave në ushtri

Maqedonia

Kabineti i Ivanovit: Janë respektuar të gjitha dispozitat ligjore gjatë emërimit të personave në ushtri

Më: 7 mars 2019 Në ora: 14:30
Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov

Nga kabineti i presidentit Gjorge Ivanov kanë reaguar ndaj lëndëve të hapura nga Komisioni për Antikorrupsion, për avancimin dhe emërimin e pesë ushtarëve në Ushtrinë e Maqedonisë.

“Gjatë miratimit të gjashtë dekreteve janë respektuar dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe dispozitat e Ligjit për parandalim të korrupsionit. Ne i japim guxim Komisionit për Antikorrupsion që të procedojë pas këtyre rasteve me çka do të largoheshin spekulimet në opinion”.

Komisioni për Antikorrupsion në seancën e sotme ka hapur procedura për avancimin dhe emërimin e pesë personave nga ana e presidentit Gjorge Ivanov në Ushtrinë e Maqedonisë.

“Mendoj se duhet të hapen procedura lidhur me emërimin dhe procedimin nga ana e presidentit gjatë kohës së zgjedhjeve. Në Gazetën Zyrtare janë publikuar procedimi i emërimit të personave në përbërjen e ushtrisë, edhe pse janë caktuar zgjedhjet”, deklaroi kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat