Zaev i përgjigjet Selës: Po gabon, nëse dëshiron të vijë në pushtet duhet të ndryshojë politikat

Maqedonia

Zaev i përgjigjet Selës: Po gabon, nëse dëshiron të vijë në pushtet duhet të ndryshojë politikat

Më: 7 mars 2019 Në ora: 15:58
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev iu përgjigj sot deklaratave të liderit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, i cili dje tha se Zaev përfundimisht ka humbur gjithë besimin dhe mbështetjen e tij.

Zaev tha se Sela duhet të ndryshojë qëndrimet e tij dhe kështu mund të vijë në pushtet.

"Si duket ka pritur shumë gjatë për të ardhur në Qeveri dhe tani nuk mundi të bëjë ballë. Nëse ndryshon politikat e tij ndoshta dhe vjen në pushtet. Nëse dëgjon zërin e qytetarëve dhe atë si ka baza të mira për të mbështetur Zaevin. Ne mund të duhemi apo jo, por shumë qytetarë shqiptarë japin mbështetje për Zoran Zaev dhe politikave të tij dhe kjo nuk ka rënë nga qielli, kjo është përshkak politikave tona", tha kryeministri dhe shtoi se po përpiqet të krijojë marrdhënie të mira me të gjitha partitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat