Ministri Fazliu takoi kryetarin e Komunës së Zhelinës, Sejdiu

Maqedonia

Ministri Fazliu takoi kryetarin e Komunës së Zhelinës, Sejdiu

Më: 7 mars 2019 Në ora: 17:24
Ministri Fazliu takoi kryetarin e Komunës së Zhelinës, Sejdiu

Ministri për Vetëqeverisje Lokale, Suhejl Fazliu sot priti në kabinetin e tij kryetarin e komunës së Zhelinës,  Blerim Sejdiu me të cilin biseduan për aktivitetet aktuale në këtë komunë, planet zhvillimore, zgjidhja e problemeve infrastrukturore dhe mundësitë për shfrytëzimin e fondeve shtetërore të dedikuara për komunat dhe fondet nga Bashkësia Evropiane.

Ministri Fazliu në takim u shpreh i gatshëm për të mbështetur iniciativat nga komuna e Zhelinës, duke theksuar nga njëra anë mundësitë e kufizuara të Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe nga ana tjetër mundësitë e shumta që ofrojnë fondet nga buxheti i shtetit dhe fondet e BE-së.

“Por, në këtë rast ai veçoi angazhimin e duhur profesional dhe aktivitetet që duhet të ndërmarrin komunat për shfrytëzimin e mundësive të dhëna, më saktë përmes projekteve konkrete dhe cilësore të arrijnë deri te sigurimi i mjeteve financiare dhe jetësimi praktik i qëllimeve të tyre. Në këtë takim, përveç shqyrtimit të mundësive tash më të njohura të fondeve shtetërore dhe atyre të jashtme, ministri Fazliu theksoi se në bashkëpunim me Ministrinë e transportit dhe lidhjeve do të ketë grante nga Banka botërore për rregullimin dhe ndërtimin e rrugëve lokale, që do të jetë edhe një mundësi e mirë për komunat”, bëri të ditur Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu shpalosi prioritetet e komunës për këtë vit, zgjidhjen e domosdoshme të problemeve infrastrukturore me të cilët ballafaqohen banorët e kësaj komune dhe subjektet afariste, sidomos nevojën për rindërtimin e rrugëve dhe rrugicave të vendbanimeve.

Ai e theksoi  shqyrtimin e mundësive për aplikim në shpalljet e ardhshme publike me projekte që do të përmirësonin kushtet jetësore të banorëve ndërsa vuri në pah edhe rikonstruimin e dy shkollave në komunën e Zhelinës me mjete financiare nga Ministria për vetëqeverisje lokale. Kryetari Sejdiu përmendi edhe ndërtimin e Qendrës rinore për kulturë për çka pret mbështetje financiare nga IPA fondet për bashkëpunim ndërkufitarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat