Gjuha maqedonase do të mësohet edhe në Universitetin e Korçës

Maqedonia

Gjuha maqedonase do të mësohet edhe në Universitetin e Korçës

Më: 8 mars 2019 Në ora: 11:21
Universitetin e Korçës “Fan Noli”

Në Universitetin e Korçës “Fan Noli” do të ketë mësim për gjuhën maqedonase. Kjo ide ka lindur nga Simpoziumi shkencor kushtuar “Jetës dhe veprës së Stero Spase-s”, në dhjetor të vitit të kaluar (2018), kur ministri Edmond Ademi në bisedë e sipër me rektorin profesor- doktor Ali Jashari, kishte kërkuar rritjen e bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve mes universitetit “Fan Noli” dhe universiteteve nga Republika e Maqedonisë së Veriut, thuhet në njoftimin për media nga kabineti i ministrit për marrëdhënie me diasporën Edmond Ademi.

Në këtë drejtim, ka pasuar takimi mes ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, Danço Markovski, rektorit të universitetit “Kliment Ohridski”- Manastir, Sasho Korunovski, dhe rektorit të universitetit “Fan Noli”, Ali Jashari, më 4 mars të këtij viti, nga ku janë iniciuar dy propozime konkrete:

– Hapja e mësimit të gjuhës maqedonase, dhe

– Organizim i përbashkët në testimin e njohjes së gjuhës maqedonase dhe dhënien e certifikatave për studentë të interesuar.

Rektori Ali Jashari ka vlerësuar lartë bashkëpunimin mes universiteteve dhe idenë për t’u mësuar gjuha maqedonase. Jashari porositi që të merren masat e duhura që të nisë menjëherë realizimi i kësaj ideje. Ai ka kërkuar që në 30 ditët e ardhshëm të organizohet takim me homologun e tij, në Manastir ose në Korçë, për të nënshkruar memorandum bashkëpunimi dhe të definohen kushtet dhe mënyra e punës.

Jashari është pajtuar edhe me propozimin e organizimit të testimit së gjuhësmaqedonase, si dhe për mundësinë e njohjes së diplomave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat