Kryetari i Federatës Evropiane të Veterinerëve për vizitë në Shkup

Maqedonia

Kryetari i Federatës Evropiane të Veterinerëve për vizitë në Shkup

Më: 8 mars 2019 Në ora: 12:35
Rafael Laguens

Kryetari i Federatës Evropiane të Veterinerëve (FEV), Rafael Laguens sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Odën e Veterinerëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Përveç takimeve me përfaqësues të Odës së Veterinerëve ku do të shkëmbehen informacione, mendime dhe përvoja për momentin aktual në të cilin ndodhet profesioni i veterinarisë në vendin tonë, Laguens do t’i vizitojë Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Fakultetin e Mjekësisë Veterinare në Shkup dhe do të realizojë takime me krerët e këtyre institucioneve.

FEV është asociacion i vetëm veterinar i përbërë nga odat veterinare të 39 vendeve evropiane. Misioni i tij primar është që të angazhohet për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenien e kafshëve, shëndetin publik të popullatës, mbrojtjen e mjedisit të jetesës dhe promovimin e profesionit të veterinarisë.

Federata e Veterinerëve, gjithashtu, në mënyrë aktive merr pjesë në krijimin e direktivave dhe rregullave evropiane nga fusha e shëndetit veterinar, që veçanërisht është e rëndësishme për shtetin tonë i cili është në proces të aderimit në BE, ndërsa pjesë e rëndësishme e negociatave parainkuadruese të cilat kanë të bëjnë me harmonizimin e legjislacionit veterinar-shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat