Qeveria, plan për uljen e vdekshmërisë te foshnjat

Maqedonia

Qeveria, plan për uljen e vdekshmërisë te foshnjat

Më: 8 mars 2019 Në ora: 17:36

Si pasojë e mungesës së theksuar të gjinekologëve të rinj, ministria e Shëndetësisë ka përpiluar plan i cili obligon gjinekologët specialistë të nivelit sekondar që të kryejnë kontrollet e nivelit primar në zonat ku ka mungesë të gjinekologëve dhe ambulancave gjinekologjike. Ky plan është përpiluar për të parandaluar vdekshmërinë e foshnjave dhe nënave, e cila ka qenë tejet e lartë. Ndër të tjera plani parasheh që përmes ambulancave mobile gjinekologjike të vizitohen gratë e zonave rurale, në të cilat nuk ka aspak gjinekologë.

Në nivel sekondar, gjinekologët specialistë do të mund të japin shërbime shëndetësore si mjekë amë në rajone ku nuk ka gjinekologë.  Bëhet fjalë për 4 rajone, Makedonski Brod,  Demir Hisar, Krushevë dhe Probishtip ku përfshijmë bi 16,000 gra të cilat për momentin kanë vështirësi deri te qasje e gjinekologëve. Në rajonet shëndetësore ku ka gjinekolog, por jo në numër të mjaftueshëm, do të autorizohen gjinekologë nga niveli sekondar të punojnë si gjinekologë amë, në mënyrë prioritare do të përfshihen 5 rajone: Gostivari, Tetova, Prilep, Kumanovë dhe Strumicë, Do të aktivizohen ambulancat  mobile gjinekologjike për mjediset rurale që të rritet përfshirja e grave në kontrollet për skirning të sëmundjeve malinje”- tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi plan aksionar për shëndet reproduktiv, ndërsa janë miratuar edhe udhëzimet Klinike për arsyet më të shpeshta të vdekjes së foshnjave dhe nënave. Poashtu për gratë që janë në periudhë reproduktive shteti siguron pap teste falas”- pohoi Zoran Zaev, kryeministër.

Si rezultat i disa masave që janë ndërmarrë për uljen e vdekshmërisë së foshnjave dhe nënave, ministri i Shëndetësisë tha se vdekshmëria e foshnjave nga viti 2017 deri në vitin 2018 ka rënë për 30%. Vetëm në Klinikën e gjinekologjisë në Shkup në vitin 2017  kanë ndërruar jetë 36 foshnja ndërkaq në vitin 2018 kanë ndërruar jetë 24 foshnja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat