Maqedoni, subvencione për kompanitë që prodhojnë rrymë nga dielli

Maqedonia

Maqedoni, subvencione për kompanitë që prodhojnë rrymë nga dielli

Më: 10 mars 2019 Në ora: 16:20
Rrymë nga dielli

Nga buxheti shtetëror do të financohen 200 MW termocentrale fotovoltaike.

Këtë masë qeveritare në konferencë për shtyp e prezantoi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Angjushev tha se Republika e Maqedonisë së Veriut deri tash, edhe pse është destinacion i shkëlqyer në lidhje me rrezatimin diellor, ka ndërtuar vetëm 18.4 MW energji të instaluar në fotovoltaikë dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme të fillohet me zhvillimin e këtij biznesi në mënyrë transparente, sipas procedurave të parashkruara se si mund të ndërtohet dhe kush mund të ndërtojë.

“Ideja është të ndërtojmë 200 MW të mbështetura nga qeveria, mbështetja do të jetë sipas tarifave premium, kjo do të thotë se gjithë investitorët e termocentraleve fotovoltaike do të shesin energjinë elektrike në tregun e lirë ndërsa nga shteti do të ndihmohen nga të ashtuquajturat premium, që funksionon në shtetet e zhvilluara të Evropës Perëndimore, dhe se ky premium në fund të vitit do të jetë pagesa, që këto projekte të jenë më fleksibile dhe me kosto efektive për investitorët e ardhshëm”, deklaroi sot Koço Angjushev.

Angjueshev tha se, ai që do të kërkojë subvencionim më të ulët, gjegjësisht premium nga shteti, e më pastaj i plotëson karakteristikat teknike dhe kriteret në procedurën e tenderit, do të jetë fitues i lokacionit për të cilin do të lëshohet një leje ndërtimi për një termocentrali fotovoltaik.

Ai gjithashtu tha se duke pasur parasysh se problemi më i madh për investitorët është se si të merret leja e ndërtimit, përkatësisht t’i zgjidhin procedurat burokratike, nga aspekti i urbanizimit, transformimit të tokës, si dhe kyçje në rrjet, shteti do të kujdeset për këtë pjesë të procedurës.

“Modeli i parë në të cilën do të bëhen termocentralet fotovoltaike është në tokën shtetërore, për të cilin do të shpallin ankand transparent për 35 MW në fazën e parë. Për këtë qëllim, zgjodhëm dy lokacione, njëra është në Shën Nikolla. Venodhja tjetër është Makedonski Brod, ku parcela do të ndahet në dy lokacione prej pesë megavatesh”, tha mes tjerash Angjshev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat