Kuvendi duhet të debatojë për interpelancën e ministrit Spasovski

Maqedonia

Kuvendi duhet të debatojë për interpelancën e ministrit Spasovski

Më: 11 mars 2019 Në ora: 09:40
Deputetet e LSDM-së

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta mbajë vazhdimin e seancës së 86-të dhe të 90-të.

Pika e vetme e mbetur në seancën e 86-të është interpelanca për punën e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, të parashtruar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare.

Në seancën e 90-të, megjithatë, duhet të debatojë për Propozim ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, me procedurë të shkurtuar, gjithashtu, pika e vetme në rendin e ditës.

Me ligjin e ri përmirësohet rregullativa ligjore dhe kryhet harmonizimi i tij me të drejtën e Bashkimit Evropian dhe standardeve ndërkombëtare lidhur me mbrojtjen nga diskriminimi. Me zbatimin e tij pritet të sigurohet mbrojtja më efikase nga diskriminimi.

Me Propozim ligjin me zgjerohen bazat për diskriminimin, ndryshon dhe më mirë definohet fjalori dhe definicioni për diskriminimin, profesionalizohet komisioni për mbrojtje nga diskriminimi dhe ndryshon emri dhe kompetenca e komisionit në komisionin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, i cili do të punojë edhe në parandalimin përveç mbrojtjes. Rirregullohen kompetencat e komisionit, mënyra e përzgjedhjes dhe kushteve për zgjedhjen e anëtarëve. Vendoset dispozitë për shfrytëzimin e dëshmive të reja në procedurat gjyqësore dhe actio populalris. Gjithashtu, parashikohet edhe lirimi nga shpenzimet gjyqësore në procedurat gjyqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat