Pendarovski: Është me rëndësi të veçant për mua që të më votojnë shqiptarët

Maqedonia

Pendarovski: Është me rëndësi të veçant për mua që të më votojnë shqiptarët

Më: 11 mars 2019 Në ora: 10:22
Stevo Pendarovski

Kandidati për president të vendit, Stevo Pendarovski për "Jutarnji list", thotë se është me rëndësi të veçant që presidenti i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut ti fiton edhe votat e shqiptarëve.

"Kjo është me rëndësi të madhe, së pari për shkak të bashkësisë së madhe shqiptare e cila jeton në vendin tonë dhe ka lidhje të shumta me Kosovën dhe Shqipërinë, si dhe për bashkëpunimin rajonal që është parakusht për integrimin europian", thotë Pendarovski. 

I pyetur nëse do të hiqet përmendorja e Aleksandrit të Madh nga qendra, Pendarovski thotë se heqja e përmendoreve do të kushtonte shumë para dhe për këtë shkak nuk do të hiqet, por në të gjitha përmendoret do të ketë tabelë se janë nga periudha helene.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat